Ville de Genève përshtat komunikimin sipas shumëllojshmërisë së origjinave të banorëve dhe banoreve. Falë përkthimit të dokumenteve administrative ose promovues dhe pasurisë gjuhësore të bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunëtoreve të tij, ai favorizon qasjen në shërbimet publike personave që nuk flasin frengjisht. Ju do të gjeni në këtë faqe listën e dokumenteve të përgatitur në gjuhën shqipe.
Me qëllim që gjuha mos të jetë një barrierë për të pasur qasje në shërbimet publike, Ville de Genève zhvillon një komunikim të adaptuar për publikun jo-frankofon, duke vënë në dispozicion dokumente të ndryshme të hartuara në shumë gjuhë.
Dokumentet e përkthyera në gjuhën shqipe mund të shkarkohen në këtë faqe ose t’i gjeni në formatin letër në Pikat e info-services të Qytetit.
Vendi i pritjes për fëmijët
Ju banoni ose punoni në Ville de Genève dhe ju kërkoni një mënyrë të ruajtjes së fëmjiës suaj ? Kjo broshurë e Zyrës për informim për fëmijët e vegjël (BIPE) ju paraqet mundësitë e ndryshme të ruajtjes së fëmijës suaj në periudhën mes fundit të lejes së paslindjes dhe hyrjes së tij në shkollë. Ajo ju tregon si të regjistroheni dhe kushtet për të përfituar nga një vend ruajtje.
Teleshkarkoni broshurën e Zyrës për informim për fëmijët e vegjël (BIPE) për vendet e pranimit të mbështetura nga Ville de Genève
Një Pikë informimi «Point info»
Kjo broshurë jep të gjitha informacionet praktike mbi katër vende dëgjimi, informimi dhe orientimi. Ajo jep hollësi mbi të dhënat dhe oraret e hapjes të Pikave info-services si dhe llojet e njoftimeve që mund t’i gjeni.
Bibliotekat komunale (BM)
Ky dokument paraqet rrjetin e bibliotekave komunale (BM), ç’farë gjejmë dhe në cilat gjuhë propozohen koleksionet. Ai jep hollësi mbi kushtet e qasjes në shërbimet e huazimit si dhe shërbimet e ndyshme të bibliotekave komunale.
Çeku për kulturë
Ky dokument paraqet funksionimin e çekut për kulturë, i cili ofron bona nga CHF 10.- të vlefshëm pranë shumë vendeve të kulturës në Gjenevë. Ju do ta zbuloni se kush mund ta marrë dhe ku mund ta gjeni.
Shkollat e sportit për të rinj
Kjo broshurë paraqet listën e disiplinave sportive në të cilat mund të regjistrohen falas të rinjtë nga 4 në 18 vjeç në kuadër të shkollave të sportit të Ville de Genève.
Prezentimi i Maison de quartier
Kjo fletushkë paraqet listën dhe lokalizon Maison de quartier (Shtëpi të lagjes) të shumta në Ville de Genève, si dhe ofertat dhe shërbimet e propozuara në këto vende.
Ndarja dhe riciklimi i mbeturinave
Kjo broshurë e ndërmarrjes komunale të Ville de Genève ju mundëson të dini se ku dhe kur t’i hidhni të gjitha tipet e mbeturinave.
Tele-shkarkoni broshurën mbi ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave
Banorët e një banese sociale në Ville de Genève
Ju jeni banor i një banese të drejtuar nga gérance municipale (GIM) ? Kjo broshurë përmban informacione të nevojshme për banesat sociale të Ville de Genève si dhe për të drejtat dhe detyrat e banorëve.
Article modifié le 25.09.2020 à 17:05